Projekt-Marrëveshje me Bullgarinë para Komisionit për politikë të jashtme

Projekt-Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë sot në seancë të mbyllur do të prezantohet para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme. Seanca, siç informojnë nga Kuvendi, është caktuar pasi që dje deri te Komision për politikë të jashtme është dërguar kërkesë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Në seancë, siç konfirmojnë nga Qeveria, do të marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.