Në kuadër të bashkëpunimit teknik i cili realizohet midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Japonisë, Qendra për menaxhim me kriza dhe Agjencia për bashkëpunim ndërkombëtar e Japonisë (JICA) sot do ta prezantojnë projektin për ndërtimin e kapaciteteve për Ulje ekosistematike-të bazuar në rreziqe nga katastrofat (Eko-HPK) përmes menaxhimit të qëndrueshëm me pyjet në Republikën e Maqedonisë. Qëllimi i këtij projekti është që përmes përdorimit të vlerës së shfrytëzimit të madh të pyjeve, gjegjësisht përforcimit të funksionit të tyre mbrojtës, të bazës afatgjate, në Republikën e Maqedonisë të ulen rreziqet nga vërshimet e rrëmbyeshme, rrëshqitjes së tokës, erozionit të tokës dhe zjarreve pyjore. Si zbatues kryesor i projektit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të jetë Qendra për menaxhim me kriza, në partneritet me NP “Pyjet e Maqedonisë”.