Shkup, 30 janar – “Pappa” (Babai) është film i shkurtë i animuar që do të ketë premierë botërore në Festivalin e filmit në Berlin në shkurt të këtij viti, si pjesë e selektimit zyrtar të filmave të shkurtë të Festivalit. Filmi është produkt i kompanisë norvegjeze “Gimpville” nga Oslo, ndërsa një pjesë e madhe është punuar në Maqedoni nga ana e ekipit artistik të Links studios në Shkup, përcjellë gazeta KOHA.
Siç ka informuar Marko Ugarkoviq, producent ekzekutiv i Linksit, producent nga Gimpville ka kontaktuar me studion për shkak të imazhit të filmit triler për Jon Vardar kundër universit, u ka pëlqyer stili i errësirës si origjinal dhe i pazakontë sipas standardeve të sotme për animacion bashkëkohor, dhe ashtu ka filluar bashkëpunimi i tyre.
“Jemi shumë krenar pasi ky është selektimi i parë i Festivalit të kategorisë A, veçmas për shkak të faktit që ‘Babai’ është në konkurrencë me filma të shkurtë, jo në selektim të specializuar për zhanër të animuar. Shpresojmë se filmi do të ketë karrierë të gjatë dhe të suksesshme dhe do të kurorëzohet me shumë çmime kryesore, pasi përralla është e shkëlqyeshme dhe stili i animimit është i pazakontë, por shkëlqyeshëm funksionon me skenarin”, ka thënë Ugarkoviq, qëndron në komunikatën e Links studios nga Shkupi.(koha.mk)