Prezantim i projektit “Përforcim i llogaridhënies financiare dhe transparenca në Maqedoni”, si dhe raportit të parë tremujor nga ndjekja e punës së Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) , i përgatitur si pjesë e këtij projekti, do të mbahet sot në Shkup.
Projekti “Përforcim i llogaridhënies financiare dhe transparencës në Maqedoni” është implementuar nga Fondacioni për demokraci në Uestminster, Qendra për analiza ekonomike dhe Instituti për studime komunikimi, me mbështetje të Ambasadës Britanike në Shkup.
Në prezantim, informojnë nga Fondacioni, do të flitet edhe për rolin të cilin e ka ESHR në sistemin e vëzhgimit mbi financat publike, rëndësinë e trupave të pavarur rregullator në shoqërinë demokratike, por edhe për atë se si përmes punës së këtyre trupave, deputetëve në Kuvend, mediave dhe shoqërisë civile mund të arrihet llogaridhënie më e madhe financiare dhe transparencë në Republikën e Maqedonisë.