Shkup, 22 janar – Në Qendrën “Loja” në Tetovë sonte në orën 18 do të shfaqet filmi gjermano-francez “Transit” me regji të Kristian Pexold i xhiruar sipas romanit me të njëjtin titull nga Ana Seghers, që e përshkruan historinë e një gjermani i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të nacional – socialisëve arratiset në Francë.
Projeksionin e organizojnë ambasadorët e Francës dhe të Gjermanisë, Kristian Timonie dhe Tomas Gerberih, me rastin e Marrëveshjes gjermano – franceze për miqësi, ndërsa pas përfundimit të projeksionit për publikun do të ketë diskutim me temë “Traktati për miqësi gjermano -franceze në kontekst të sfidave aktuale të Maqedonisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor”.
Më 22 janar 1963 kancelari federal Adenauer dhe presidenti dë Gol e nënshkruan Traktatin për miqësi gjermano-francez, i njohur si Traktati i Eliseut i cili dha kontribut të rëndësishëm në pajtimin historik midis dy vendeve.
Duke u mbështetur në Traktatin në fjalë, kancelarja federale Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron sot në qytetin gjerman Ahen do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për bashkëpunim dhe integrim e cila do t’i thellojë marrëdhëniet tashmë të ngushta në politikën e ekonomisë, të jashtme dhe të sigurisë, në fushën e kulturës dhe arsimit, kërkimit dhe teknologjisë, klimës dhe ambientit jetësor, si edhe në bashkëpunimin ndërmjet rajoneve ndërkufitare dhe shoqatave civile.