Në Qendrën për kulturë “Koço Racin” në Kërçovë sot pasdite do të shfaqet “Kobra” – film për rrëfimin jetësor të legjendës së mundjes, Shaban Tërstena.
Filmi dokumentar me skenar dhe regji nga Igor Ivanov i përshkruan ngritjet, rëniet dhe sukseset e mëdha të Tërstenës, sportistit të vetëm nga Maqedonia i cili fitoi medalje të artë olimpike.
Tërtstena iu falënderua kryesisë së Qendrës për kulturë dhe, siç tha, miqve nga Kërçova, për respektin dhe vlerësimin të cilin e kanë treguar gjatë viteve të kaluara, dhe për iniciativën për shfaqjen e filmit dokumentar “Kobra”.
“Filmi ‘Kobra’ ka të bëjmë me veprimtarinë time sportive dhe jetesore në dekadat e shekullit të kaluar, duke hedhur dritë për të vërtetën e shpirtit të kampionit dhe sportistit botëror të shekullit 20”, tha Tërstena me rastin e projeksionit të filmit të tij sot në orën 16 në Kërçovë.