Të martën në seancën e Qeverisë duhet të kalojë programi i ri për subvencione për instalimin e pajisjes së gazit në automjete. Këtë e njoftoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ai shtoi se pasi që do të kalojë ky program në seancë do të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe do të publikohet shpallje për parashtrimin e kërkesave për subvencione.
Me masën për subvencionimin e shpenzimeve për instalimin e pajisjes së gazit TNG, metan apo lloj tjetër alternativ të derivatit në automjetin që kanë parashikohet që të subvencionohen 30 për qind e çmimit të shpenzimeve për marrjen dhe instalimin e pajisjes, por jo më shumë se 300 euro në kundërvlerë të denarit për një automjet.
Parashikohet që të përfshihen mbi 1.200 automjete në shkallë vjetore.