Shkup, 12 tetor 2018 – Me projeksionin e filmit “A pyetët se kush gjuajti?” të Trevis Uillkerson, sonte fillon programi i përbashkët filmik “Reality Has to Begin” në Muzeun e Artit Bashkëkohor (MAB) dhe Festivali për filma dokumentarë dhe të shkurtër “DokuFest” nga Prizreni, Kosovë.
Siç paralajmëron MAB i cili është edhe organizator i “Reality Has to Begin” programi dyditësh fokusohet në filmin dokumentar kreativ bashkëkohor, ndërsa kuratorë janë Kumjana Novakova dhe Veton Nurkollari.
Përveç “A pyetët se kush gjuajti?”, sonte, si video-instalim do të prezantohet edhe “Sleep Has Her House” të Skot Barli.
“Reality Has to Begin” do të përfundojë nesër, me projeksion të “Shtëpia e uikendit” (Ljetnikovac) të Damir Çuçiq (Kroaci) në orën 12, ku më pas do të mbahet edhe një bisedë me drejtorin artistik të “DokuFest”, Veton Nurkollari.
Programi filmik dhe video-programi i MAB i është përkushtuar promovimit të filmit bashkëkohor.