Johanesburg, 16 janar – Mbi 45 milionë njerëz prej 16 kombeve në Afrikën e Jugut përballen me urinë pas thatësirave të përsëritura, vërshimeve të mëdha dhe problemeve ekonomike, kumtoi sot Programi botëror për ushqim i KB-së.
Afrika e Jugut po ballafaqohet me thatësira të mëdha, ndërsa ndryshimet klimatike po i shkatërrojnë vendet e vogla, të cilat tashmë po luftojnë me katastrofat ekstreme natyrore.
Agjencia e KB-së planifikon të sigurojë ndihmë për 8,3 milionë njerëz në tetë vendet më të goditura, midis të cilave Zimbabve, Zambia, Mozambiku, Madagaskari, Namibia, Lesoto, Esvatini dhe Malavi.(koha.mk)