Aleksander Vucic, politikani më i fuqishëm i Serbisë, dikur kishte shërbyer si konobar i Vojsllav Sheshel e Sllobodan Milloshevic. Gjatë luftës kishte mbajtur edhe pozitën e Ministrit të Informatave dhe kishte udhëhequr propagandën e Serbisë në Kosovë
. Pas rënies së Milloshevicit dhe Sheshelit, nxënësi i tyre, arriti të rikthehet në politikë dhe të bëhet edhe Shef i Serbisë. Vucic, aktualisht në Serbi, kontrollon gjithçka. Udhëheq Qeverinë, mban në kontroll Shërbimin Sekret dhe ushtrinë si dhe ka gjunjëzuar mediat e pavarura atje. Ky është profili i Presidentit autokrat Serb, që viziton sot Veriun e Kosovës dhe prezanton idenë e tij për marrëveshjen finale me shqiptarët.
Kur Aleksander Vucic u bë President i Serbisë, një pjesë e madhe e mediave në Kosovë e Serbi, nisën të shkruajnë se babai i tij ishte shqiptar. Aludonin te një ish-gazetar i Kosovës që kishte punuar në Beograd dhe kishte pasur fqinjësi me familjarët e Vucicit.
Por, kush në të vërtetë është Aleksander Vucic?
Aleksandër Vucic ka lindur me 5 mars të vitit 1970 në kryeqytetin e Serbisë në Beograd. Në moshën 18 vjeçare ai kishte përfunduar shkollimin e mesëm dhe më pas kishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd me 1994.