Ndaj Lethebo Rabalago, predikuesit të Afrikës së Jugut ka nisur një hetim pasi pretendonte se kuronte besimtarët e tij, duke iu hedhur në fytyrë dhe trup insekticide. Ai e ka quajtur veten një profet, themelues i sektit të Asamblesë së Përgjithshme Mountzion, në provincën e Limpopo. në qytetin e tij thirret si “Prophet of Doom” (Profeti i dënimit). “Tiger Brands”, agjencia që prodhon insekticidet e përdorura nga predikuese, po kërkon që të kontrollojë dhe t’i jap fund përdorimit të kësaj praktike, por ai gjatë një interviste të dhënë në BBC e ka mbrojtur përdorimin e produktit për të shëruar pasuesit e tij nga infeksion, kanceri dhe HIV-i. “Është e vërtetë që Doom mund të shërojë njerëzit në mënyrën e duhur”, shtoi në një intervistë të publikuar në faqen e internetit NCA.
“Profeti” i Afrikës shëron me sprej për miza!
Leave a comment