Profesori zhvishet para studentëve, salla boshatiset (VIDEO)

12

Profesori i anatomisë i ka befasuar të gjithë studentët e tij kur është zhveshur i tërë para tyre gjatë një ore leksioni në një universitet në Dagestan, në jugperëndim të Rusisë. Profesori i identifikuar si Kamil Magomedov e ka bërë këtë veprim pa asnjë paralajmërim dhe asnjë shpjegim për studentët e tij, të paktën kjo gjë është pohuar nga një prej studentëve të pranishëm. “Unë ju thash, ai është i çmenduar. Pas kësaj ai duhet të pushohet nga puna. Vajzat u larguan menjëherë nga salla”, u shpreh studenti. Menjëherë pas publikimit të videos në “Youtube” erdhi edhe reagimi i zyrtarëve të arsimit, të cilët e pushuan atë menjëherë nga puna.

Comments are closed.