Shkup, 23 tetor – Profesori Veland Ramadani u rangua në TOP 4% të shkencëtarëve më të cituar në botë për vitin 2019 në kategorinë ‘Biznes dhe menaxhment’. Rezultatet janë botuar në “Updated science-wide author databases of standardized citation indicators” (https://data.mendeley.com/datasets/btchxktzyw/2).
Kjo listë bazohet në të dhënat e citimeve për vitin 2019.
Dr. Veland Ramadani është profesor i rregullt i ndërmarrësisë dhe biznesit familjar në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, Universiteti i Evropës Juglindore. Ai është autor ose bashkëautor i rreth 130 punimeve shkencore, 11 teksteve universitare dhe redaktor i 16 librave shkencorë. Sipas Google Scholar, veprat e tij janë cituar rreth 3.000 herë.