Sociologu Ardian Gola, profesor universitar e shef i Departamentit të Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të UP-së, ka denoncuar një rast të kushtëzimit seksual në njërin prej institucioneve publike në Kosovë.
“Sot një shoqe më rrëfeu se si vazhdimi i kontratës se punës në një institucion publik, pas një periudhe gjoja testuese, i kushtëzohej me marrëdhënie seksuale. Njeriu i cili i kishte ndihmuar të punësohej, e i cili aksidentalisht është në pushtet, sepse në rrethana normale pozita meritore e tij nuk do të shkonte përtej çobanit, fillon e bëhet gjithnjë e më eksplicit në kushtëzimin seksual të vazhdimit të kontratës”, ka shkruar Gola, në një postim të tij në Facebook.
Ai ka vazhduar tutje, duke iu referuar mikes së tij, se i ka treguar “se si disa femra tashmë janë pajtuar me këtë fat”.
“Ato ofrojnë favore seksuale për njerëzit e pushtetit, qoftë për mbijetesë, qoftë për një jetë më luksoze. Me fjalë tjera, pushtetarët, kuptohet jo të gjithë, janë të përfshirë në prostitucion modern. Për ‘bosat’ e sektorit privat, mos të flasim”, ka thënë Gola.
Sot nje shoqe me rrefeu se si vazhdimi i kontrates se punes ne nje institucion publik, pas nje periudhe gjoja testuese,…
Publiée par Ardian Gola sur Lundi 29 juillet 2019