Vatikani ka njoftuar se viti 2017 do të jetë një vit i fatkeqësive pas dështimit të ritualit vjetorë të gjakut. Gjaku i tharë i Shën Januariut nuk ishte në formë të lëngshme gjatë një ceremoninë në Itali, në të cilën Vatikani pa shenja se do të ketë ngjarje katastrofike. Ceremonia e Shën Januariusit është bërë disa herë në vit, gjaku mbahet në shishe të veçanta dhe bëhet i lëngshëm gjatë ceremonisë, kjo mrekulli është regjistruar rregullisht që nga viti 1389. Januariusi i shenjtë ishte një peshkop i Napolit në shekullin e tretë të cilit i prenë kokën në persekutimin e të krishterëve nga perandori romak Diokliciani, i cili vrau rreth 3,500 të krishterë. Në qoftë se gjaku nuk bëhet i lëngshëm, kjo tregon se në muajt e ardhshëm do të ketë fatkeqësi të mëdha. Gjaku nuk u bë i lëngshëm në vitin 1939, vit në të cilin filloi lufta e dytë botërore. Viti 2016 ishte mjaftë i keq, ku SHBA-të dhe Britania e madhe kanë pasur një vit të trazirave politike si dhe lufta civile në Siri ka shkatërruar dhe vrarë shumë njerëz.