Transferimi i Eden Hazard te Real Madrid u zyrtarizua vetëm mbrëmjen e vonë të të premtes së parë të qershorit të vitit 2019, por në të vërtetë, trajneri i Los Blancos kishte parashikuar gjithçka që 9 vite më parë.
Pikërisht në një intervistë të dhënë për median spanjolle “Marca” në vitin 2010, trajneri aktual i Real Madrid, i thurte elozhe duke e mbuluar me superlativa belgun Eden Hazard, kur ky i fundit nuk kishte fituar ende famë, teksa luante te Lille në Ligue 1.
“Është ylli i së ardhmes. Është shumë i fortë dhe do të jetë edhe më shumë në të ardhmen. Do ta merrja te Real Madrid me sy mbyllur”! Nëntë vite më vonë, profecia e Zidane u realizua dhe rrethi u mbyll. Që nga kjo verë, Zdiane do të jetë trajneri i Hazard te Real Madrid.