Shkup, 31 mars – Prodhuesit e luleve sezonale dhe luleve të prera të destinuara pët buqete, kërkojnë ndihmë nga Qeveria. Nëse shteti nuk intervenon, thonë, sektori i tyre do të falimentojë dhe tërësisht do të bie në kolaps.
Ata veçmë i ndjejnë humbjet. Siç apelojnë, për shkak të gjendjes me koronavirusin plasmanin e prodhimtarisë aspak nuk mund ta realizojnë. Shitja tërësisht është ndërprerë.
Paralajmërojnë edhe se firmat e veprimtarisë janë të detyruar t’ia vënë çelësin derës, si dhe qindra të punësuar do të largohen. Plotësisht, në dyshim do të vihet edhe ekzistenca e punëtorëve sezonal në rajonin e Strumicës.
“Nga mesi i muajit mars prodhimtaria jonë është e gatshme për shitje, por për shkak të gjendjes në të cilën është vendi ynë dhe rajoni, plasmani aspak nuk është i mundur. Jemi të lodhur lulet tona sezonale t’i shkatërrojmë, t’i hedhim. Dega jonë i takon prodhimtarisë bujqësore intensive që nënkupton shpenzime të mëdha dhe shpenzime një një sipërfaqe njësi (repromateriale të shtrenjta, ngrohje, mbeturina/mjete mbrojtëse, fuqi pune). Tashmë ii durojmë dëmet e para, ndërsa zhvillimi i situatës përfundimisht është i pavolitshëm dhe në mënyrë të pashmangshme çon drejt rritjes së humbjeve në vëllim gjithnjë e më të madh. Kemi punësuar edhe persona profesional, punëtorë të trajnuar, të cilët për shkak të gjendjes nuk do të mund t’i mbajmë”, alarmojnë anëtarët e Grupit të ërhershëm Nënsektorial për Lule dhe Drunj zbukurues (GPNLD).
GPNLD dërgoi edhe letër zyrtare për ndihmë te Qeveria, por edhe kërkesë te Ministria e Bujqësisë. Pret reagim urgjent dhe sjellje të një seti të masave konkrete pas shembullit të sektoreve tjera.
“Do të dëshironim Shtabi i krizave të Qeverisë të na vendosë në listën e operatorëve ekonomik të cilët thellë janë të goditur nga kriza me koronavirusin dhe të na ofrojë ndihmë ekonomike dhe mbështetje në të gjitha mënyrat e mundshme dhe masat të cilat janë në dispozicion ose mund të sillen në të ardhmen”, citojnë nga Grupi i Përhershëm Nënserktorial. (koha.mk)