Kur do të bëhet ftohtë, ju ndoshta do të dëshironi të kaloni çdo ditë duke mbathur pantofla tuaja të rehatshme. Por, tani mund të paguheni duke e bërë këtë. Brendi i pantoflave “Bedroomathletics.com”, në Britani të Madhe, po kërkon dikë që të provojë pantoflat për t’u siguruar se ato janë të ngrohta dhe të rehatshme, shkruan mediumi britanik “Metro”.
Ata që do ta pranonin këtë punë, do t’u jepet një seri e pantoflave për t’i provuar dhe e tëra çfarë duhet të bëjnë është ti mbathin ato për së paku 12 orë në një periudhë 24-orëshe. Pas kësaj, duhet t’i japin ekipit të brendit vlerësimet e tyre.
Pastaj, do të marrin shumë pantofla falas dhe do të paguhen për dy ditë në muaj me një pagesë vjetore prej 4000 funte (mbi 4600 euro). Gjithashtu, provuesve do t’iu kërkohet që të japin mendime të sinqerta për të gjitha llojet e pantoflave që i ofron “Bedroomathletics.com”, në mënyrë ekipi i saj të përmirësojë cilësinë për konsumatorët.