Së fundmi shkencëtarë kanë bërë të mundur ëndrrën e mjera muzikantëve pasi kanë krijuar një protezë të veçantë për të gjithë muzikantët me probleme me gjymtyrët. Një tip i ri proteze ka lejuar një muzikat që të luajë përsëri në piano. Jason Barnes, i cili humbi një pjesë të krahut të tij të djathtë në një aksident pune pesë vjet më parë, është pajisur me një krah prostetik të dizenjuar nga studiuesit e Georgia Tech.
Krahu protezë i jep mundësi Barnes që të ketë kontroll në secilin prej gishtave. Duke dalluar nga protezat e tjera, pajisje e re mundësohet nga sinjale ultratinguj që zbulojnë se çfarë lëvizjesh një person dëshiron të kryejë. 28-vjeçari ka humbur parakrahun në vitin 2012, megjithatë ka ende muskuj në gjymtyrën e tij që kontrollojnë gishtat.
Duke bashkangjitur një sondë ultratinguj tek proteza e re, studiuesit ishin në gjendje të shihnin se si lëviznin muskujt e Barnes kur përpiqej të lëvizte një gisht të caktuar. Më pas ata i ‘ushqyen’ këto lëvizje në një algoritëm, i cili ishte në gjendje të përcaktonte qëllimin e lëvizjes më shpejt.
“Duke përdorur këtë teknologji të re, krahu mund të zbulojë se cilin gisht dëshiron të lëvizë, edhe nëse nuk kanë gishta”, tha Gil Weinberg, profesor Georgia Tech College.