Chiron Sport “110 Ans Edition” është i bazuar në Bugatti Chiron Sport të rregullt dhe do të jetë në dispozicion vetëm në ngjyrën Steel Blue me elemente të fibër karboni, si dhe me detaje dekorative në ngjyrat e flamurit francez.
Ulëset sportive shoqërohen me nuanca të jashtme të makinës dhe janë të veshura me lëkurë. Motori është 8.0-litra W16 që nuk ka ndryshime me Chiron standard, duke pasur parasysh se 1500 kuaj fuqi dhe 1.600 Nm janë të mjaftueshme.