Ne vetë qëndrojmë periferë, vuajerë, vetë vendosemi viktima tek nuk mbështesim ose tek nuk kritikojmë ofertat e partive që mendojnë e flasin në shqip! Boll më dhe në kutitë partiake, dilni nga KUTIA…ka jete ketu jashte!
Nga Adelina MARKU
Shtatori sjell analizën politike, ose të paktën mendoj se duhet të sjell analizën politike! Por a e keni diktuar se askush nuk flet e nuk analizon ofertën e partive politike shqiptare kur sistemi i së drejtës është në pyetje? As neve vetë, që mbahemi për krijues opinionesh, bëhemi sikur nuk i dëgjojmë ofertat e tyre!
Kjo sjellje jona quhet shpërfillje në esencë …dhe a e din se kush shpërfill i pari/e para, i gjithmonshmi/mja ? Ciniku shpërfill! Ciniku nuk është njeri i vyshëm në esencë! Ai/ajo pa gjene gjithmonë ka shqisë perfide për t’i vënë çmimin çdogjësë por nuk ka shqisë për të vlerësuar , ciniku nuk vlerëson asgjë , asgjë ! Ciniku të çan trurin! Ai/ajo, ka fuqi të hatashme …por eshte i/e dëmshëm/me në esencë ! Edhe për veten është i dëmshëm , sepse ai eshte cinik edhe ndaj vetes, i ve chmim të lartë edhe vetes…! Ciniku/ja është I/E VETMUARI/A I/E MADH/E! Ose …grryeje pak cinikun e nga ai/ajo del një idealist i zhgënjyer! Aman,…të grryen në rrotën e nihilizmit idealisti I zhgënjzer ! E si mund të jemi kaq cinikë ndaj vetes…?
E vërteta është se jam duke menduar për këtë lloj indiference autiste tonën gjatëkohë, sidomos tani kur hataja ka kapluar sistemin e së drejtës në shtet , e për më shumë ngase jemi ne shqiptarët në këtë shtet që më së shumti kemi vuajtur nga shkeljet që ka ushtruar çmendia , madje me tone protofashiste e sistemit të së drejtës në vend . Ky, pra , sistemi i së drejtës në vend , e kemi thënë e konstatuar me miliona herë se është gabimtar fund e krye padyshim, që në fillet e veta! Këtë gjë e kemi thanë e shpërthane me dekada e biles kemi prodhu doktora shkencash që kan analizu e rradhit kronologjinë e shkeljeve (Instant Doktorate disi!) e që kanë siguru dhe publik studentësh biles; epo mir’ de , pra tejkaloje këtë fazë tani!!! Hajde, ngjitu në një fazë të re! Unë vetëm bëra një prognozë holistike me këtë diagnostikë që i bëra sistemit të se drejtës në vend, mund të ketë tek tuk përjashtime…dhe meqë vendosja e funkcionimi i këtij sistemi është paradoksal, nuk do kisha thënë se përjashtimi bën rregullin apo! Pra unë kërkoj të reagojmë , të bëhemi pjesë e këtij debati, se po nuk reaguam vërtetojmë për mazohizmin në ne! Prandaj, të kthehem tek të menduarit mbi ofertën e partive shqiptare dhe të ftoj edhe ty të bësh të njëjtën gjë, pra : janë dy oferta aktuale në vëzhgimin tim, ASh dhe Ziadin Sela del me propozimin për Prokuror Special të jetë i huaj, nga një tansi juridike progresite , duke menduar në system evropjan të BE-së. Heshtje! Anashkalohet propozimi i kësaj partie, nga te gjithë padyshim. Edhe nga ne ! Keni pyetur veten përse?! Por nuk mjafton vetëm ky propozim që vjen nga pala shqiptare, për t’a vënë në debat është edhe oferta e BDI mbi VETTING-un që e plasoi Artan Grubi ne emër të BDI! Anashkalohet edhe propozimi i këtij të dytit. Edhe nga ne . Keni menduar se përse? Me vetëdije rrefuzoj të hyj në cilësimin dhe analizën e asaj se nga cila palë vjen propozimi e sa të shëndetshme qenkan palët ( duke i ikur banalizimit të zakonshëm diskursit tonë primitiv se ‘’kush i pari bani krimin’’ , diskurs të cilin e bëjmë me qejfin perverz të një ciniku e që nuk na sjell hiç’dobi!) , një gjë kam të qartë se, të dy propozimet kanë vlerë të madhe, PESHOJNË EDHE KONCEPTUALISHT POR EDHE STRUKTURALISHT! Madje, me ose pa vetëdije kjo ndodhka, të dy propozimet kanë një kanal që i përbashkon: pra, kërkohet ndihma nga jashtë vendit , nga shtete të cilat kanë zhvilluar veten e ekonominë e vet përmes vendosjes se sistemit te së drejtës fillimisht. Sepse edhe Prokurori Special që e lyp Ziadini e edhe Vettingu qe e lyp Artani, përmbajnë një vetëdije ( e nënvetëdije njëkohësisht) , të përbashkët e që flet: 1. pranimi se kemi dështuar fatalisht në vendosjen e sistemit të së drejtës ( duke qenë pjetarë të këtij sistemi vazhdimisht apo!) , e dyta, pranojmë se : se s’kemi mend , kulturë, traditë, pasion, moral, etikë institucionale … për te vendosur sistem të së drejtës vetë e me forcat tona. Sepse jam e bindur se Vettingun njashtu nuk dijme t’a bejmë vetë, sepse nuk e kemi institucionalizuar esnafisht as dijeninë, as pasionin, as kulturën , as moralin , as etikën , as vetëdijen për një ndërmarrje gjigande të këtij lloji! Nuk rregullohet diçka nga vetë ne që e kemi prishur aq vetëdijshëm , më kupton. Prandaj edhe Vettingu do forca nga jashtë , do I kisha rezonuar shtesë propozimit te Artan Grubit e BDI, njëjtë si në Shqipëri. Vështirë? PO, shumë! Ngadalë? PO, shumël! Por dëgjo, kjo është jeta : BETEJË PËR FËMIJËT TANË! Pastaj mutin e kemi malos vetë, era nga vetmutja na qelb fundekrye me dekada , por mos harro se kemi fëmije dhe s’do donim ata t’I lëmë të digjen në zjarrin e ferrit që e kemi krijuar vetë!
Sa për fillim , mendo pak për këto propozime , reago, jepe një mendim, bëju pjesë e kësaj beteje të rëndë…, pyetu kohë pas kohe se ç’fitove nga nihilizmi, nga konformizmi, nga anashkalimi, nga pranimi të jesh i shtypur, nga militantizmi emocional partiak (që dallon nga ai I pragmatistit) …oh, po ti dhe unë me ty , jemi frustru aq shume sa jemi bërë indifferentë? Nuk i beson as hijes tate…, e ku me hijes së politikanit? E dij, e dij, edhe une kaloj asaj rruge shpesh …por si i thone asaj : fatin e bën vetë , mos u qyrros kot së koti, të paktën provo prodho FAT TË MIRË , jo FAT FATALISTI! Mban veten edhe besimtar , për me shumë …MENDO , LEXO, FOL! Dua të ftoj madje profesorët universitarë të jurisprudencës të japin qëndrimet e veta mbi keto propozime të partive shqiptare në vend , ekspertët e lëmisë, analistët gjithashtu,…Ne vetë qëndrojmë periferë, vuajerë, vetë vendosemi viktima tek nuk mbështesim ose tek nuk kritikojmë ofertat e partive që mendojnë e flasin në shqip! Boll me dhe në kutitë partiake, dilni nga KUTIA…ka jete ketu jashte! Dhe nuk është e mire a! (koha.mk)