Shkup, 30 tetor – Prodhimtaria industria në shtator është rritur për 4,5 për qind në krahasim me të njëjtin muaj vitin e kaluar, ndërsa rritje prej pesë për qind ka edhe për periudhën janar-shtator. Sipas të dhënave që sot i publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, rritje është shënuar në sektorët Minierë dhe nxjerrje të gurëve për 4,7 për qind, Industri përpunuese për 3,6 për qind dhe në Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionerë për 19,2 për qind.
Rritja në sektorin Industri përpunuese është rezultat, para së gjithash, i prodhimtarisë së rritur të prodhimeve ushqimore, pijeve, tekstilit, prodhimeve themelore farmaceutike, si dhe prodhimtarinë e metaleve, makinave dhe veglave, automjete dhe mobilje.
Sipas grupeve kryesore industriale, rritje është shënuar tek Energji për 15,5 për qind, Prodhime intermediare, përveç energjisë për 5,1 dhe Prodhime kapitale për 14,9 për qind. Rënie ka tek Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë dhe Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë.