Destinacionet e Maqedonisë edhe këtë vit, për të tetën herë me radhë, janë promovuar në Panairin Ndërkombëtar për Turizëm (ITF) në Beograd. Siç kumtoi Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit të RM-së (APMTRM) e cila e organizon pjesëmarrjen, në Panair janë realizuar edhe kontakte të reja me operatorë të cilët dëshirojnë ta përfshijnë Maqedoninë në ofertën e saj.
Destinacionet e Maqedonisë atraktive dhe të pasura, informon APMTRM-ja, i prezantuan përfaqësuesit nga sektori privat të turizmit. “Vazhdimisht realizojmë takime me partnerët tanë afatgjatë me të cilët e mbajmë bashkëpunimin e ndërsjellë. Janë realizuar edhe kontakte të reja me Asteria travel dhe Balkan Break, të cilët dëshirojnë ta fusin Maqedoninë në ofertën e tyre turistike”, thekson Agjencia.
Sipas APMTRM, prodhimi turistik i Maqedonisë veç më është i njohur në tregun turistik të Serbisë. Kjo e tregon rritjen prej 31.52 për qind për vizita turistike në katër vitet e fundit, me 50.145 vizita të realizuara dhe 93.782 bujtje në vitin 2016. Turistët serbë më shumë e vizitojnë rajonin Jugperëndimor dhe Juglindor dhe diçka më pak rajonin e Vardarit.
Në panairin që mbahet nga data 23 deri më 26 të këtij muaji, kishte 11.000 ekspozues, 75.000 vizitorë dhe turistë potencial. “Stenda e Maqedonisë me produkte tradicionale të Maqedonisë dhe destinacione turistike ishte në sallë me të gjithë ekspozuesit e huaj”, informon Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit.