Shkup, 31 janar – Prodhimi industrial vitin e kaluar ka shënuar rritje prej 0,2 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Prodhimi industrial në dhjetor të vitit të kaluar ka shënuar rënie prej 2,6 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2016.
Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Minierë dhe nxjerrja e gurit në dhjetor ka shënuar rritje prej 1,8 për qind, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie 1,5 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar rënie prej 11,2 për qind.
Ulje në sektorin Industri përpunuese është rezultat, para së gjithash, në prodhimin e ulur të produkteve ushqimore pije, prodhime të duhanit, veshmbathje dhe prodhimin të mineraleve të tjera jometale dhe prodhim të metaleve.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në dhjetor të vitit 2017, në krahasim me dhjetorin e vitit 2016, shënon rritje te Prodhimet kapitale për 22,4 për qind dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 46,6 për qind, ndërsa rënie shënon te Energjia për 10,1 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 2,1 për qind dhe te Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 15,8 për qind.