Kapacitetet prodhuese të SHA Elektranat e Maqedonisë në janar të këtij viti furnizuan mbi 501.201 megavatë orë energji elektrike për nevojat e amvisërive dhe ekonomisë së vogël. Me këtë rezultat plani prodhues për konsumatorët që janë në tregun e rregullt për energji elektrike për muajin e parë të vitit 2017 është tejkaluar për 8,61 për qind, informojnë nga kompania.
“Në kushte të konsumit të shtuar në mënyrë enorme për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme nga të cilat u kaplua Republika e Maqedonisë, konsumatorët në vazhdimësi i merrnin sasitë e nevojshme të energjisë elektrike me çka kapacitetet prodhuese vendore siguruan 90 për qind të energjisë së nevojshme elektrike, përderisa 10 për qind e nevojave janë plotëauar përmes furnizimit të energjisë elektrike nga SHA ELEM.
Termoelektranat “Bitola” dhe “Osllomej” dhe elektrana e kominuar “Energetika”, shtojnë, në mënyër kumulative kanë prodhuar mbi 337.210 megavat orë që paraqet 0,72 për qind tejkalim të planit nga ato burime, hidropotencialet kanë dërguar mbi 152.730 megavat orë apo 28,91 për qind më tepër nga e parapara në bilanc, përderisa parku i elektranave me erë Bogdanci ka participuar me 11.260 megavat orë, përkatësisht 37,59 për qind më shumë në krahasim me planin në bilanc. Në sasitë e përgjithshme të prodhuara të energjisë elektrike, pjesëmarrje më të madhe kanë instalacionet termoenergjetike me 68 për qind, 30 prë qind nga energjia është siguruar nga hidroelektranat dhe 2 për qind janë prodhuar nga era.
“Pjesëmarrje më të madhe në rpodhim nga hidropotencialet ka sistemi hidroenergjetik ‘Mavrovo’ i cili vetëm në muajin e parë realizoi 25 për qind të planit të paraparë vjetor. Pjesëmarrje më të vogël nga hidropotencialet është regjistruar tek hidroelektranat përgjatë rrjedhës së Drinit të Zi, HEC Glloboçica dhe HEC Shpilje. Duke e shqyrtuar periudhën e thatësisë në rajonin e basenit të Ohrit, lëshimi i ujit është adaptuar në pajtim mje nivelin e ujit të Liqenit të ohrit. HEC Glloboçica nuk e përmbushi planin mujor për prodhim, përkatësisht prodhoi 38,1 për qind më pak energji elektrike në raport me pritjet, ndërsa HEC Shpilje furnizoi 32 për qind më pak energji elektrike në raport me bilancin”, theksojnë nga ELEM.
Shtojnë se përmes filialit të vet HEC Drini i Zi edhe më tej do t’i ndërmarrin të gjitha masat e disponueshme në drejtim tl rritjes së nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit.
“Në pajtim me të dhënat referente të DPHM-së, me rritjen e temperaturave të jashtme dhe shkrirjes së borës në malet përreth, gjatë ditëve të kaluara janë regjistruar rrjedha të shtuara në liqen që kushtëzuan niveli i tij të ngritet për katër centimetra. lëshimi i ujit në liqenin në Drinin e Zi është adaaptuar në regjim të minimumit biologjik dhe mbetet në fuqi në periudhën në vijim”, theksojnë nga SHA ELEM.