Shkup, 30 mars – Zvogëlim i prodhimit të pemëve dhe sipërfaqet për mbjellje është regjistruar vitin e kaluar në krahasim me vitin 2016.
Siç publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë sipërfaqet bujqësore në vitin 2017 në krahasim me vitin 2016 janë zvogëluar për 0,1 për qind.
Te sipërfaqet e tokës së punueshme ka rritje te pemëtaria, për 2,5 për qind, te vreshtat për 0,4 për qind dhe në livadhe për 0,8 për qind.
Zvogëlim është shënuar edhe te sipërfaqet e lëvruara dhe kopshtet dhe te kullotat për 0,2 për qind.