Në Mal të Zi fillon procedura gjyqësore kundër 14 të dyshuarve për komplot dhe tentim për grusht shtet. Të dyshuarit veprën e kanë bërë në tetor të vitit 2016 me qëllim që ta pengojnë bashkimin e Malit të Zi drejt NATO-s. Procesi filloi me leximin e aktit prokurorial sipas të cilit të dyshuarit ngarkohen për shoqatën kriminale me qëllim për ta minuar rendin kushtetues të shteti.
Rusët, të cilët sipas fjalëve të prokurorit janë agjentë të shërbimeve sekrete të Kremlinit, akuzohen në mënyrë shtesë edhe për terrorizëm. Ata janë në liri dhe do të gjykohen në mungesë. Akti prokurorial pohon se grupi ka planifikuar ta okupojë Parlamentin malazez më 16 tetor, ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi, ta vrasë kryeministrin e atëhershëm Millo Xhukanoviq dhe të sigurojë marrjen e pushtetit nga udhëheqësia proruse dhe “kundër-NATO-s”. Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s në qershor edhe krahas kundërshtimit të fuqishëm të Rusisë.