Nga ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë kanë njoftuar se “është duke vijuar procedura për sqarimin e rastit rreth ambasadorit të Maqedonisë në SHBA”. Ndërsa kjo procedurë është e lidhur me ambasadorin Vasko Naumov, në Washington, i cili nuk ka pranuar që ta mirëpresë, e as ta takojë, apo shoqërojë ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, gjatë vizitës së saj në Departamentin Amerikan të Shtetit. Shekerinska gjatë paraqitjes në një medium, këtyre ditë kishte theksuar se duke iu referuar ambasadorit Naumovski, se kur janë në pyetje interesat shtetërore, politika duhet lënë anash.