Shkup, 30 shtator – Prokuroria e Përgjithshme Publike filloi me procedurën parahetimore lidhur me mos nënshkrimin e Ligjit të gjuhëve dhe Marrëveshjes së Prespës nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Siç njoftoi Prokuroria e Përgjithshme Publike – Shkup, procedura parahetimore është ngritur duke proceduruar sipas dy kallëzimeve anonime.
“Me këtë qëllim tashmë janë kërkuar të dhëna dhe informacione nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe nga Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë lidhur me atë se kur janë marrë vendimet në dhomën ligjvënëse, respektivisht për çfarë arsye nuk është nënshkruar marrëveshja nga ana e Presidentit, citojnë nga PPP.