Tiranë, 20 mars – Ministria shqiptare për Evropën dhe Punë të Jashtme kumtoi se ka filluar procedurë disiplinore kundër ambasadores së Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari, për shkak të skandalit për zhdukjen e 100 pasaportave shqiptare në Greqi, njofton gazeta KOHA.
Ndërkohë, nga funksioni është shkarkuar konsulli shqiptar në Janinë, Pervin Gjikuria, pasi që sipas hetimit të deritanishëm, ekzistojnë dyshime se ai është përgjegjës për zhdukjen e pasaportave, që ka ndodhur muajin e kaluar.
Para një muaji Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë kumtoi se “janë zhdukur” pasaportat e dedikuara për shtetasit shqiptarë në Greqi, duke theksuar se pakoja është e vjedhur nga një automobil në Konsullatë në Janinë.
Sipas Ministrisë, më 13 shkurt, pasaportat, të prodhuara nga kompania ALEAT, janë dërguar në Greqi, të paketuara jashtë standardeve siç bëhet me dërgesat e rregullta të pakove diplomatike.
“Gjatë transportit të tyre nga Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë në Athinë, automjeti me targa diplomatike është vjedhur mes orës 22:50 dhe 00:10 dhe pasaportat janë humbur. Pas ngjarjes, Ministria e Punëve të Brendshme ndërmori masa që t’i tërheq nga përdorimi dhe i njoftoi qytetarët që të paraqiten të aplikojnë sërish falas”, kumtoi Ministria. (koha.mk)