Nga tremujori i dytë i vitit qytetarët do të mund ta ndjekin lëndën e tyre për privatizim të tokës ndërtimore nga shtëpia, kanë theksuar në takimin e sotëm ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe drejtoresha e Drejtorisë për Punë Pronësore Juridike Shasine Kasami.
Planifikohet deri në fund të muajit mars të këtij viti të gjitha lëndët për privatizim të tokës ndërtimore të futen në sistemin menaxhues të informimit në të cilin është punuar vitin e kaluar. Pastaj një mundësi shtesë do të zhvillohet për qasje të parashtruesve të kërkesave, të cilët në çdo moment do të kenë kontroll në statusin e kërkesës së tyre të parashtruar”, kumtoi Ministria e Financave.
Drejtoria e mbindërton sistemin me qëllim të rritjes së efikasitetit të shërbimeve. Janë furnizuar skenarë me performanca të larta për futje më të lehtë dhe më të thjeshtë të lëndëve.
Këtë vit, siç ka informuar drejtoresha Kasami, do të ndërrohet edhe Ligji për privatizim të tokës ndërtimore me qëllim të thjeshtësimit dhe saktësimit të procedurave. Bëhet fjalë edhe për ndryshime të përshpejtimit të procedurës për zgjidhjen e lëndëve të cilat kanë të bëjnë me ndërtesat banesore kolektive.