Me rastin e shkrimeve të publikuara, si dhe për shkak të informimit objektiv dhe shmangies së spekulimeve, Prokuroria Themelore Publike – Shkup në kumtesën e sotme thekson se në lidhje me parregullsitë zgjedhore ka hapur procedurë që në vitin 2016.
“PTHP Shkup në punë vepron në mënyrë joselektuese dhe jo të lidhur me veprimet e marra të organeve të tjera, e zhvillon procedurën pa publikuar të dhëna për vijimin e saj për të mos e shkelur sekretin që e siguron me ligj”, qëndron në kumtesë. Duke vepruar sipas kallëzimit penal të parashtruar nga institucioni kompetent, Prokuroria e Shkupit vitin e kaluar ka formuar lëndë kundër një personi – organizator i fushatës zgjedhore dhe personave të tjerë, si dhe kundër një personi juridik për vepër penale “keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore” nga neni 165 nga Kodi penal. Veprat për të cilat është hapur procedura, siç shtohet në kumtesë, janë në lidhje me nevojën e mjeteve të palejuara për fushatën zgjedhore dhe dhënie të të dhënave të rreme në raportet financiare. “Në kuadër të procedurës deri më tani janë marrë veprime paraprake, është kërkuar dhe mbledhur dokumentacioni material, dëshmi relevante me shkrim, ndërsa në hapësirat e Prokurorisë themelore publike – Shkup janë marrë në pyetje më shumë se 70 persona dëshmitarë”, theksohet në kumtesë. Nga PTHP Shkup informojnë se për momentin kur do të merren kushtet ligjore do të dalin me të dhëna më konkrete.