Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski tha se për fillimin e aktiviteteve për vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë janë duke u bërë të gjitha procedurat përgatitore dhe se realizimi do të fillojë së shpejti. “Së shpejti do të jemi në terren, po bëhen të gjitha aktivitetet përgatitore dhe do të hyjmë në realizim dhe me mekanizim të bëjmë inspektimin e punëve ndërtimore”, tha sot Boçvarski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Strumicë.
Ministri Boçvarski theksoi se kontraktorët e përzgjedhur për dy nga tre segmentet e para të hekurudhës, Kumanovë-Bellakovcë-Kriva Pallankë mobilizojnë mekanizimin e tyre dhe ekipet e ekspertëve për t’u futur në realizim.
“Ajo që është me rëndësi është se dua t’ju informoj se tashmë kompanitë që janë përzgjedhur po mobilizojnë ekipet e tyre të mekanizimit dhe ekspertëve për të filluar zbatimin. Paralajmëruam se këtë vjeshtë do të jemi në terren së bashku me ju mediat dhe qytetarët në fillimin e punimeve për projektin më të madh infrastrukturor në infrastrukturën hekurudhore që nga pavarësia e vendit e deri më sot – me një investim prej mbi 200 milionë euro për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë. Kjo është e rëndësishme për shkak të Korridorit 8 i cili është shumë domethënës për sektorin e biznesit, të ndihmojmë kompanitë që nesër të kenë një alternativë ndaj transportit të mallrave përmes hekurudhës”, deklaroi Boçvarski.
NP HM Infrastruktura e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fund të korrikut të këtij viti nënshkroi kontratë me kompaninë austriake “Shtrabak” e cila duhet të përfundojë punën për rikonstruksionin dhe përfundimin e seksionit të parë ku që nga qershori 2020 nuk ka punë në terren si dhe me kompaninë turke “Gjulermak” për ndërtimin e plotë të segmentit të dytë. Për pjesën e tretë nga Kriva Palanka deri në kufirin me Bullgarinë deri në fund të vitit duhet të shpallet tenderi për zgjedhjen e kontraktorit.