Problemet më të përhapura shëndetësore në moshën 60-vjeçare

62

Me kalimin e moshës, thonë që njeriu bëhet më i mençur, ndërkohë që sa i përket shëndetit, ekspertët konfirmojnë se ai bëhet më i ngatërruar. Në moshën e tretë ose në dekadën e tetë të jetës, njerëzit përballen me sëmundje nga më të ndryshmet

HIPERTENSIONI. Hipertensioni njihet si vrasësi i heshtur sepse shfaqet pa ose me pak simptoma. Gratë dhe burrat në të shtatëdhjetat kanë 60% më shumë shanse të vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Njerëzit e kësaj grupmoshe duhet të kufizojnë kripën, të kryejnë aktivitet fizik, dhe të hanë më shumë fruta.

KOLESTEROLI I LARTË. Kolesteroli i lartë dallohet vetëm nëpërmjet analizave të gjakut. Ai mund të shkaktojë atak në zemër dhe trombozë. Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë mënyrat më të mira për ta mbajtur nën kontroll edhe në të shtatëdhjetat.

ARTRITI. Artiti e bën të vështirë jetën e një 60 vjeçari dhe jo vetëm atij/asaj. Artriti, reumatizma apo osteoartriti kanë lidhje të fortë me inflamacionin dhe shfaqen kur imuniteti sulmon kyçet dhe indet. Lëvizja dhe aktiviteti fizik janë thelbësore.

PERDJA E SYRIT. Me kalimin e kohës, syri i një personi në të shtatëdhjetat formon perden e cila pengon shikimin. Perdja e syrit mund të hiqet nëpërmjet kirurgjisë.

HUMBJA E DËGJIMIT. Humbja e dëgjimit është një faktor rreziku i demencias, depresionit dhe shumë sëmundje të tjera. Ajo mund të ndikojë jashtëzakonisht shumë në mënyrën e të jetuarit. Rregulli kryesor është që veshët duhet të jenë të pastruar nga dylli. Në këtë moshë, mbajtja e pajisjeve të dëgjimit është e paevitueshme megjithatë njerëzit duhet të sigurohen që janë pajisje cilësore.

OSTEOPOROZA. Osteoporoza është një sëmundje që gërryen kockat dalëngadalë duke shkaktuar dëme të pariparueshme. Në moshën e tretë, kockat humbin shumë prej dendësisë së tyre. Ekspertët këshillojnë marrjen e vitaminës D në formën e suplementit.

PAGJUMËSIA. Me kalimin e viteve, njeriu e ka të vështirë të bëjë një gjumë të mirë e të flejë 8 deri në 9 orë. Megjithatë, në të shtatëdhjetat kjo nuk është problem deri në momentin që njeriu ndihet i lodhur gjatë ditës. Ekspertët nuk rekomandojnë ilaçe për gjumë, përveç melatoninës e cila është hormone i gjumit. Rregulli i artë në këtë moshë dhe jo vetëm është që nëse nuk arrini të flini brenda gjysëm ore, atëherë mos rrini në shtrat dhe përpiquni sërish më vonë.