Nëse jeni me fëmijën në një festë dhe krejt papritur fëmija bëhet shumë aktiv e nuk ndalon së lëvizuri, me siguri ju do të mendoni se është efekti i ëmbëlsirave që ka ngrënë. E vërteta është se sheqeri i vetëm nuk mund të jetë shkaktar i hiperaktivitetit të fëmijës suaj. Përgjithësisht fëmijët janë energjikë nga natyra dhe e kanë shumë të vështirë të përqendrohen. Me fjalë të tjera, fëmija juaj ngazëllëhet lehtësisht, dhe nëse është në një festë, gëzimi i tij do të shfaqet që përpara se të konsumojë ëmbëlsira.
Megjithatë, ka prova që tregojnë se sasi të mëdha të sheqerit mund të ndikojnë në hiperaktivitet tek disa fëmijë. Kjo është për shkak se sheqeri i përpunuar hyn shpejt në qarkullimin e gjakut të fëmijës suaj, duke shkaktuar rritje të nivelit të glukozës në gjak. Kjo zakonisht pasohet nga një fazë lodhje. Pavarësisht nëse ushqimet me sheqer ndikojnë ose jo në sjelljen e fëmijës, është mirë që t’i përdorni ato sa më pak, pasi:
- Nuk ofrojnë shumë vitamina ose minerale, por e ngopin fëmijën shumë shpejt duke lënë më pak hapësirë për ushqime më të shëndetshme.
- Sheqeri është i dëmshëm për dhëmbët.
- Ushqimet e ëmbla lidhen me problemet e peshës në të ardhmen.
Mos harroni se fëmijët kanë shumë energji. Ndonjëherë një shëtitje në ajër të pastër mund të jetë ajo që i nevojitet për të shkarkuar energjinë e tepërt.