Qenan HASANI
Manastir, 28 shtator – Jemi në prag të zgjedhjeve të rregullta lokale. Edhe në këto zgjedhje, si çdo here më parë, marrin pjesë edhe shqiptarët,,por kësaj here të bashkuar si rrallë kurrë më parë. Kjo na shtynë që të mendojmë se shqiptarët unanimisht do t’i kërkojnë të drejtat e tyre të shkelura dekada me radhë. Problemet janë të shumta dhe nuk dihet se nga duhet filluar. Në sferën e punësimit dhe atë të arsimit fillor kanë qenë më të diskriminuar. Kështu në ndërmarrjet dhe institucionet komunale, s’ka asnjë të punësuar. Ndërkaq, në pozitë të keqe është edhe arsimi shqip, i cili, duke marrë parasysh përqindjen e zhvillimit të procesit edukativ arsimor nga shumë lënde, mbisundon gjuha maqedonase dhe arsimtarët maqedonas. Kjo, në një mënyrë do të thotë asimilim në heshtje, edhe më i keq se ai regjimit totalitarë. Të zgjedhurit e partive shqiptare, nëse nuk i vënë në vend të parë interesat individuale, për të përfituar materialisht, siç ndodhte deri më tani, do ta kenë të vështirë, nga se do ta ballafaqohen me reagime të ndryshme nga pala tjetër. Shqiptarët në këto zgjedhje dalin me listë të këshilltarëve, por pa kandidat për kryetar komune. Sipas disa të dhënave brenda koalicionit shqiptarë, bëhet e ditur se në rrethin e pare të votimit nuk do të përkrahin asnjë kandidat të partive maqedonase. Në rundin e dytë, sipas burimeve tona, do të negociojnë me të dy partitë pretendente për postin më të lartë. Këtë vendim e arsyetojnë me gjasa e shtuara për të kushtëzuar të dy kandidatët, e cili do ofrojë kushte më të kapshme për shqiptarët, në konton e tij do të derdhen votat shqiptare. Ashtu qoftë, por cilët do të jenë kushtëzimet, respektivisht kërkesat e këshilltarëve shqiptarë, nuk flitet. Ata, këshilltarët shqiptarë do të duhet të marrin pjesë aktive në çdo seancë të Këshillit Komunal, bile edhe me diskutime të nxehta. Kështu do të duhet t’i ruajnë jo vetëm pozitat e tyre, por ta arsyetojnë edhe besimin e votuesve.
Pa dyshim se negociatorët duhet të planifikojnë paraprakisht se cilat probleme do të kërkojnë të zgjidhen, siç janë arsimi, punësimi, riaktivizimi i rindërtimit të xhamisë së fshatit Llëzhec, pastaj edhe infrastrukturës rrugore e fshatrave të banuara me shqiptarë, e harruar dekada me radhë, përmirësimi i kushteve ekologjike në disa fshatra, ndërtimi dhe rregullimi i rrjetit ujësjellës në disa fshatra, të cilët pinë ujë të ndotur, të papërshtatshëm për pije, për shkak të mos instalimit të filtrave, siç është rasti me ujësjellësit e fshatrave Këshavë, Ostsrec, Mexhitli etj., realizimi i të cilave kërkon angazhim të madh dhe përkushtim deri në vetëmohim, në të kundërtën edhe këta këshilltarë do ta përjetojnë fatin e dy paraprakëve, nga se shumë shpejtë kalojnë katër vitet ulur në stolin e pushtetit lokal. (koha.mk)