Kampionati ka nisur si është më së keqi për Kukësin. Këtë gjë e tregojnë dy ndeshjet e para ku skuadra verilindore nuk arriti të marrë fitore. Barazimi 1:1 me Laçin dhe humbja 1:0 nga Flamurtari. Po ashtu edhe në Kupat e Evropës nuk është se kanë marrë ndonjë rezultat të mirë.
Problem tjetër Kukësi ka edhe me transferimet. Disa emra të ri u bashkuan me skuadrën por jo ndonjë transferim i bujshëm. Pritet që në ditët në vazhdim të largohen edhe disa emra të tjerë pasi që nuk i kanë raportet mirë me klubin. Portieri Frashëri dhe mesfushori Shkodra janë gati për tu larguar nga Kukësi. Frashëri është i skualifikuar ndërsa mesfushori është i gjobitur. Klubi ka vendosur ti prishë kontratën Donjet Shkodrës ku ky i fundit nuk është grumbulluar ende me grupin e lojtarëve.
Emri tjetër i cili po ashtu ka probleme me klubin është edhe Valon Et’hemi. Me këtë të fundit i cili dëshiron rritje page, nuk u grumbullua për ndeshjen me Flamurtarin. Në klub situata nuk është aspak e mirë. Presidenti i klubit dëshiron që të fitojë titullin kampion dhe sa më shpejtë të korrin fitore.