Milan nuk do të arrij në Doha deri nesër, pasi është shtyrë fluturimi i tyre. Skuadra e Milanit do të mbërrij menjë ditë vonesë në Doha të Katarit, atje ku do të luaj në Superkupën e Italisë kundër Juventusit. Fillimisht fluturimi i tyre është shtyrë për 1 orë e 30 minuta, por tani MlanNews njofton se, fluturimi është shtyrë, pasi aeroplani ndodhet ende në Londër për shkak të problemeve teknike.Skuadra do të udhëtojë nesër në ora 15:00 për Doha, apo 24 orë më vonë, ndërsa Juventus do të arrijë në Doha nesër në ora 10:00.