Për Conor McGregor, yllin më të madh të Ultimate Fightin, ka nisur një hetim në Irlandë pasi një grua e ka akuzuar për ngacmim seksual në dhjetor. McGregor nuk është akuzuar akoma, sepse sipas ligjeve irlandeze, një akuzë formale nuk ndiqet nga arrestimi i tij. Thuhet se ai është thirrur në polici gjatë asaj kohe, është marrë në pyetje dhe është liruar nga autoritetet.
Akuzat nuk janë vërtetuar dhe fakti që hetimet po vazhdojnë nuk do të thotë se McGregor është fajtor. Një i McGregor në Dublin nuk u prononcua për lajmin. Luftëtari i MMA ditën e martë ka shpallur tërheqjen nga sporti nëpërmjet një mesazhi në Twitter. Ndeshja e tij e fundit ka qenë ndaj Khabib Nurmagomedov tetorin e kaluar, një ndeshje që ai e humbi në raundin e katërt me “submission”.