Tetovë, 5 shkurt- Reshjet e mëdha të shiut të shtunën kanë shkaktuar shumë probleme në furnizimin me ujë në Tetovë, si dhe rrëshqitje të dheut që më seriozisht ka qenë në Poroj, informoi Armend Fazliu nga sektori për informim i Komunës së Tetovës.
Sipas të dhënave të tij, shkak pse fundjavën e kaluar, një pjesë e qytetit sidomos banorët në bulevardin “Marshall Tito” dhe “Bllagoja Toska”, si dhe një pjesë e rrugës “Ivo Llolla Ribar” kanë mbetur pa furnizim të rregullt me ujë, janë dy defekte të mëdha në rrjetin primar të ujësjllësit në vendet Leshnicë dhe Burime të Vakëfit që e kanë zvogëluar drastikisht sasinë e ujit për nevojat e qytetit.
“Ekipet kujdestare të NPK “Tetovë” e kanë sanuar defektin në Leshnicë, ndërsa në Burimin e Vakëfit do të punohet edhe nesër. Për përmbushje të nevojave për ujë të pijshëm, janë aktivizuar dy pusat, kështu që momentalisht në Tetovë ka 300 litra në sekondë, me çka gjendja është normalizuar”, tha Fazliu.
Nga administrata e komunës informuan se si pasojmë e reshjeve janë aktivizuar edhe dy rrëshqijte të dheut në pjesën e epërme të fshatit Poroj, me ç’rast nuk ka pasur persona të lënduar, por është shkaktuar dëm i madh material. Për vlerësim të tyrin, tashmë është informuar komision përkatës komunal, e cila pas ekspertizës në terren do të përcaktojë mjete përkatëse si ndihmë e njerëzve të goditur gjatë motit të keq të fundit në Tetovë”, deklaroi Fazliu.