Derisa para pak ditësh raportohej se pritjet në pikën kufitare në Merdare ishin deri në 10 orë, sot, janë 30 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në 30 minuta, e për të hyrë në Kosovë, 3 deri 5 minuta, raporton Koha.net.
Sidomos muaji dhjetor e fillimi i janarit, ngjallën shumë reagime e shqetësime tek mërgimtarët, pasi kolonat ishin kilometërshe e kjo ua bënte edhe “bajat”, ardhjen në Kosovë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet po ashtu janë 3 deri 5 minuta.