Shkup, 19 prill – Situata ekonomike e firmave në industrinë e përpunimit në muajin mars në krahasim me muajin shkurt të këtij viti është më pak e volitshme, ndërsa është e volitshme në krahasim me marsin e vitit të kaluar, vlerësojnë udhëheqësit e formave të cilët presin që të rritte numri i të punësuarve, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë. Situata e sigurisë së prodhimtarisë në industrinë e përpunimit me porosi në krahasim me shkurtin e këtij viti, është më e volitshme, pritjet për vëllimin e prodhimtarisë në tre muajt e ardhshëm janë më të volitshme në krahasim me muajin paraprak, ndërsa rezervat e prodhimeve të gatshme janë zvogëluar në krahasim me shkurtin. Sipas vlerësimit të udhëheqësve të firmave, indikatori i besimit në industrinë e përpunimit është rritur për 0,3 për qind në mars në krahasim me shkurtin e këtij vitit, ndërsa në krahasim me marsin e viti të kaluar për 3,3 për qind pikë. Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në mars të këtij viti arrin 65,3 për qind nga shfrytëzimi normal. Ndikim më të madh të kufizimit të vëllimit të prodhimtarisë kanë konsumi i pamjaftueshëm i huaj me 22,5 për qind, konsumi i pamjaftueshëm vendor me 19,7 për qind, mungesa e fuqisë së kualifikuar të punës me 16,3 për qind dhe mjedisi i pasigurt ekonomik me 12,6 për qind. (koha.mk)