Qindra tifozë japonezë kanë pritur në mënyrë spektakolare futbollistët e Kombëtares së tyre, pas një aventure jo shumë të shkurtër në kompeticionin Botëror të Rusisë. Kombëtarja e Japonisë arriti të shkojë në fazën e 1/8-ave, por Belgjika bëri çmendurinë duke eliminuar në sekondat e fundit në shifrat 3-2. Kultura japoneze ka arritur majat. Edhe pse u mundën me përmbysje, tifozët dhe futbollistët treguan qytetari duke pastruar nga mbetjet ushqimore stadiumin në “Rostov Arena”. Krahas tifozëve, shembull qytetarie treguan edhe futbollistët, të cilët gjetën kohë të pastronin dhe të rregullonin dhomat e zhveshjes duke lënë në fund edhe një shënim me mbishkrimin në gjuhën ruse: Faleminderit! Mediat në të gjithë botën i kushtuan rëndësi të madhe këtij gjesti, por ceremonia e pritjes në stadiumin e “Neritës” në Tokio nga bashkëkombësit e tyre ishte spektakolare.