Pritje e presidentit Pendarovski për përfaqësuesit e korit diplomatik

4

Shkup, 17 janar – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mbrëmë mbajti fjalim në pritjen e organizuar për përfaqësuesit e korit diplomatik në vendin tonë.

Pendarovski, anëtarëve të korit diplomatik u dëshiroi mirëseardhje në pritjen tradicionale të Vitit të ri. Të gjithëve, në Vitin e ri 2020, ju dëshiron shëndet dhe lumturi ndërsa shteteve tuaja shumë suksese dhe përparim në çdo fushë.

Ai theksoi se edhe më tej kabineti i tij mbetet mbetet i hapur për një bashkëpunim akoma më dinamike me qëllim që të thellohen marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe për të gjitha çështjet me interes të përbashkët. Transparenca dhe dinamika janë ndër parimet e mija elementare të punës edhe në planin e brendshëm edhe në atë ndërkombëtar, kështu ka qenë deri më tani dhe ashtu do të mbetet.

Presidenti i shtetit shtoi se këtë vit përmbushen disa jubile nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me 20 shtete në botë si dhe 25 vite nga anëtarësimi jonë në OSBE, Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për paqe në NATO. Këto jubile janë rast i shkëlqyeshëm për nisma të reja me të cilat në mënyrën më të mirë do t’i shënonim aktivitetet tona të përbashkëta, kuptohet, edhe sukseset tona të përbashkëta.

“Më njihni mjaftueshëm, e dini se nuk kam prirje për t’i përdorur frazat e zakonshme dhe të parashikoj që “ky vit do të jetë historik”, por, sipas shumë parametrave, viti 2020 ka predispozita të jetë shumë i rëndësishëm edhe për ne si shtet, por edhe për rajonin”, theksoi Pendarovski.

Ai theksoi se disa muajt e ardhshëm për ne, brenda, janë periudhë e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të paralajmëruara parlamentare.

“Me këtë rast, dua edhe njëherë publikisht të deklaroj se nga Qeveria kalimtare pres zgjedhjet t’i organizojë në një atmosferë korrekte dhe demokratike, ndërsa prej partive pres sjellje me përgjegjësie, siç i takon një shteti të organizuar demokratike, anëtare e NATO-s dhe anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian. Gjithashtu pres, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, shpejtë të formohet Qeveria dhe në këtë drejtim unë jam i gatshëm të kontribuojë në respektimin e përpiktë të dispozitave kushtetuese gjatë ndarjes së mandatit. Interesi i të gjithë qytetarëve të këtij shteti, pa marrë parasysh cilin opsion politike e mbështetin janë që proceset reformuese dhe integruese të vazhdojnë pa ngecur. Pa marrë parasysh kush fiton, pres të vazhdojë me zbatimin e reformave të domosdoshme në drejtim të realizimit të pozicioneve të ndërtuara shtetërore me konsensus për qëllimet tona strategjike”, tha Pendarovski.

Shefi i shtetit potencoi se shteti ka dy prioritete kryesore të jashtme politike.

“Këtë vit do të bëhemi anëtare e NATO-s që do ta rris përgjegjësinë tonë edhe ndaj qytetarëve edhe ndaj aleatëve. Me anëtarësimin, ne bëhemi pjesë e komunitetit euroatlantik dhe do t’i ndajmë privilegjet, por edhe obligimet nga anëtarësia. Si Komandant suprem i forcave të armatosura, do të angazhohem investimi në mbrojtje të arrijë standardin e të paktën 2 për qind nga PBV (Prodhimi Bruto Vendor) në afatin e paraparë, që të mund të përshtatemi me ndryshime e shpejta gjeopolitike dhe të sigurisë dhe në mënyrë efikase të kontribuojmë për paqe, siguri dhe stabilitet në Evropë”, deklaroi Pendarovski para përfaqësuesve të korit diplomatik.

Ai theksoi zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor asnjëherë nuk ka qenë vetëm çështje ekonomike, por edhe gjeopolitike dhe çështje e sigurisë, asnjëherë nuk ka qenë vetëm interes komercial, por edhe ndarje e vlerave të përbashkëta. Jam i bindur që kryesimi gjermano-kroat me Unionin është mundësi edhe për hapërimin tonë në integrimet evropiane.

I informoi përfaqësuesit e korit diplomatik se mesazhet që në vazhdimësi vijnë nga kryesia e lartë e organizatës, kryetari i Këshillit, Mishel dhe kryetarja e Komisionit Fon Der Lajen, pa dyshim janë në drejtim të kompletimit të BE-së me shtetet e rajonit tonë. Këto mesazhe, qytetarëve tonë dhe mua personalisht na japin shpresë dhe e mbajmë gjallë optimizmin në shoqëri. Dua që sa më shpejtë, të gjitha vendet- anëtare të Be-së ta njohin këtë moment kyç për hapa të guximshëm dhe konkret në këtë drejtim. Në këtë kontekst, pres dhe apeloj që metodologjia e re për zhvillimin e bisedimeve të miratohet më së voni deri në fund të muajit mars 2020, ndërsa paralelisht me miratimin e metodologjisë të merret edhe vendimi për ndarjen e datës për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë fqinje. Bisedimet nuk na duhet thjesht sikur trofe politik, por si instrument dhe proces gjatë të cilit do të ndryshojmë dhe reformojmë për t’i arritur standardet e domosdoshme, me të cilat njihen demokracitë evropiane”, theksoi Pendarovski.

Ai theksoi se pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve, pres dhe në suazat e kompetencave të mija do të këmbëngul që, Maqedonia e Veriut të vazhdoj rrugën e fqinjësisë së mirë. Me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, hapëm hapësirë që të mballim çështje të vështira nga e kaluara dhe të ofrojmë investim serioz në të ardhmen tonë të përbashkët si miq. Jam i bindur që bashkëpunimi i suksesshëm shumëpalësh në NATO dhe BE do të jetë edhe më i suksesshëm me bashkëpunim të mirë dypalësh, para se gjithash, me më të afërmit, me fqinjët, kuptohet në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe vullnetin e mirë të të dyja palëve për lexim korrekt dhe respektim të ndërsjellë të asaj që është arritur.

Kur flas për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal, pres që këtë vitet dialogu Beograd- Prishtinë të marrë dinamikë të re, para se gjithash në interes të të dyja shteteve, por edhe në interes të stabilitetit më të gjerë rajonal dhe bashkëpunimit. Jam i bindur që çdo zgjidhje që do ta bëjnë Beogradi dhe Prishtina dhe që do të jetë në drejtim të respektimit të të drejtave sovrane dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve fqinje do ta ketë mbështetjen tonë.

“Më në fund, dua t’i referohem nismës sime për hapje strategjike të Maqedonisë së Veriut ndaj shteteve që nuk janë anëtarë të NATO-s dhe BE-së. Në fjalimin tim të fundvitit thash, dhe do ta përsëris edhe me këtë rast: “Tani kur de facto jemi anëtare e NATO-s, nuk kemi asnjë arsye për të qenë të rezervuar në marrëdhëniet me shtetet që nuk janë pjesë e hapësirës euroatlantike, ndërsa dialogun dhe bashkëpunimin me ta duhet t’i ndërtojmë në bazë të interesave legjitime ekonomike të shteteve tona, gjatë kësaj, duke i respektuar dallimet politike për çështje të caktuara”, theksoi Pendarovski.

Ai informoi se javën e ardhshme do të jem për vizitë pune në Izrael, ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror për Holokaustin, me rastin e 75 vjetorit nga lirimi i kampit nazist të vdekjes në Aushvic.

“Kohëve të fundit, fatkeqësisht, në diskursin tonë publik u përhapën komente të izoluara që nga komuniteti hebre u interpretuan si antisemite. Liria e shprehjes është e drejtë elementare e njeriut, por gjatë kësaj, të gjithë ne duhet të kemi kujdes për kufijtë e saj legjitim kur komenti i dikujt mund t’i lëndoj ndjenjat e një populli apo religjione gjatë bërjes së paraleleve të gabuara historike. Para nesh është periudhë e fushatave dhe retorikës së ashpër parazgjedhore. Për këtë, ftoj për kujdes dhe përmbajtje më të madhe, sepse populli im asnjëherë në histori nuk ka qenë i lidhur me qëndrime antisemite apo semite”, theksoi presidenti i shtetit Pendarovski në pritjen e korit diplomatik.

Comments are closed.