Diego Godin nuk do të rinovojë me Atletico Madrid kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij do të jetë në Milano, tek Interi. Gazeta spanjolle “Marca” ka zbuluar se në ndeshjen ndaj Sevilla për La Liga, më 12 maj mbrojtësi uruguaian do të konfirmojë publikisht largimin nga Madridi në fund të këtij sezoni dhe të lajmërojë skuadrën e tij të re. Më herët, mediet kanë zbuluar se 33-vjeçari ka firmosur kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër me Interin, me pagë 5.5 milionë euro në sezon. Godin ka luajtur për 9 sezone me Atletico Madrid, duke bërë 380 paraqitje.