Në pritje të fëmijës së parë, Eliza Dushku na ka ëmbëlsuar me fotot, ku duket barku i rrumbullakosur. “Kemi dashuri për të gjithë”, ka shkruar ajo në Instagram, shkruan Klan Plus, transmeton gazetaz Koha.
Kjo nuk është hera e parë që shqiptarja na prezanton me beben që do të vijë në jetë, e cila duhet thënë se do të ketë të gjitha të mirat.
Kjo pasi aktorja është e martuar me biznesmen multi-miliarder Peter Palandjian. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë në vitin që lamë pas, në një ceremoni private.