Pritet stabilizim i motit

5

Shkup, 25 maj – Sinoptikët paralajmërojnë se në fundjavë moti do të jetë me diell. Sipas tyre, sonte në mbrëmje do të ndalojnë pothuajse të gjitha reshjet, ndërsa fundjava do të kaplohet nga moti i thatë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 31 gradë celsius.

“Gjatë ditës së nesërme dhe ditëve tjera në vijim, thuajse në mbarë vendin tonë do të ketë kryesisht mot të nxehtë dhe me diell, në pjesët veriperëndimore dhe juglindore janë të mundshme të paraqiten erëra dhe reshje të dobëta, por ato do të jenë me intensitet të ulët. Temperaturat e ditës gjatë ditës së nesërme do të lëvizin prej 24 deri më 30 gradë celsius, ndërsa gjatë ditës së diel prej 25 deri më 31 gradë”,- deklaroi sinoptikanja, Lena Jovanovska.

Hidrologët gjithashtu informojnë se gjatë këtij vikendi priten të stabilizohet gjendja e nivelit të lumenjve në vend.

Këtu bën përjashtim lumi Varadar, pasi në stacionet matëse në Jagunovcë vërehet nivel i lartë i ujit që ishte grumbulluar nga reshjet e fundit. Gjendja e njëjtë paraqitet edhe në lumin Bregalnicë dhe Kriva Rekë në qytetin e Kriva Pallankës./tvm2/

Comments are closed.