Shkup, 6 maj – Në 24 orët e kaluara më së shumti shi ka rënë në Kumanovë 21 l/m2, në Mavrovë dhe Gjurishte 14, në Manastir 11, në Pozharane dhe Pretor 10, në Strumicë nëntë, në Prilep dhe Shkup – Zajçev rid tetë, Dojran dhe Tetovë shtatë litra në një metër katrorë…
Moti sot është me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite nga DPHM paralajmërojnë shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Më shumë reshje priten në pjesën perëndimore të vendit. në Nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me paraqitjen e mundshme të breshrit. Temperatura do të lëvizë prej 19 deri në 28 gradë Celsius. Në Shkup temperatura do të lëvizë deri më 27 gradë Celsius.
Ditëve në vijim vazhdon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me shi të rrëmbyeshëm përkohësisht, vetëtima dhe erë të përforcuar, veçanërisht në pjesët e pasdites. Nesër në nivel lokal do të ketë kushte proceset të jenë më intensive, ndërsa të martën dhe të mërkurën paraqitje e shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtimave do të jetë më e rrallë dhe me intensitet më të dobët.