Deputetja e LSDM-së ka paralajmëruar se pas Vitit të Ri, do të ketë rritje të pagës minimale. Ajo tha se 300 eurot aktuale janë shumë pak për të plotësuar nevojat e qytetarëve.
“Tashmë në mars të vitit të ardhshëm do të kemi rritje të re të pagës minimale dhe rritje të re të pensioneve”, tha deputetja e LSDM-së, Daniella Koleva.
Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në shtator 2022, ishte 32.553 denarë.
Lidhja e Sindikatve të Maqedonisë (LSM) thotë se për një vit vlera e shportës minimale të sindikatës është rritur për 16.940 denarë. Një familje për të kaluar muajin i nevojiten 51.514 denarë. Dhe në rajon, disa vende kanë paralajmëruar rritje të pagës minimale.