Majlinda Kelmendi do të marrë pjesë në Grand Slamin e Abu Dhabit. Ky turne do të zhvillohet nga 24 deri më 26 tetor. Xhudistja kosovare është favorite absolute që të triumfojë në këtë garë, ku do të synojë medaljen e artë pas zhgënjimit në Minsk. Kjo garë parashihet të jetë përgatitje për Lojërat Olimpiko që do mbahen vitin tjetër në Tokio.